E qëllojnë nga tribuna, vdes futbollisti (Video)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në futbollin algjerian. Futbollisti Albert Ebosse e ka gjetur vdekjen pasi u qëllua me një objekt nga tribuna, pas humbjes së skuadrës së tij.

Sport

24/08/2014 11:53

Ditë tragjike për futbollin botëror. Ka vdekur në mënyrë të pazakontë dhe tragjike futbollisti Albert Ebossè, sulmues kamerunas i ekipit Js Kabilye.

Futbollisti është goditur në mënyrë fatale në kokë nga një objekt i lansuar nga tribunat e stadiumit, pas humbjes që e pësoi ekipi i tij, Js Kabilye nga USM Alger.

Tifozët ishin të revoltuar dhe filluan të hidhnin gjësende të ndryshme në fushë pas lojës, ndërsa 24 vjeçari ishte viktima kryesore e tyre.

Ishte pikërisht Ebossè ai që e kishte realizuar golin e vetëm të ekipit të tij, në humbjen në shtëpi, 1:2.