E pret “ferri” në Beograd, Hysaj relaksohet me familjen
Pas ndeshjeve të Kombëtareve, dhe pas fitores në këtë fundjavë me Fiorentinën, Elseid Hysaj duket se ka nevojë për pak relaks.
Sport
Në një foto të postuar ditën e djheshme në Instagram nga partnerja e tij, Fiorenza, ata shihen teksa pushojnë në një varkë në ishullin Iskia, në gjirin e Napolit, bashkë edhe me djalin e tyre, Elis.
Një pushim i nevojshëm ky për mbrojtësin shqiptar, para transfertës të vështirë, ditën e nesërme në Champions League, ndaj Crvena Zvezdës në Beograd, ku pritet një stadium i tejmbushur.