E papritur, Pochettino konfirmon se Kimpembe dhe Marquinhos janë para Ramosit

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Sergio Ramos është mirë dhe nuk luajti shkaku që dyshja Marquinhos dhe Kimpembe janë përpara në listën e zgjedhjeve.

Sport

09/01/2022 23:45

“Parisienët” barazuan me Lyonin, në kryederbin e kësaj xhiro, derisa spanjolli qëndroi në stol, transmeton lajmi.net.

I pyetur se pse Ramos nuk luajti, Pochettino konfirmoi që dyshja Kimpembe dhe Marquinhos janë para spanjollit.

“Ramos është lirë, ka garë për pozita për të gjithë dhe ishte vendimi im që të luajë me dy qendërmbrojtës, Kimpembe dhe Marquinhos”.

Ndërkohë, PSG renditët e para në tabelë me 46 pikë./Lajmi.net/