Të Infektuar: 67.906

Të Shëruar: 59.174

Të Vdekur: 1.587

E padëgjuar më parë, Japonia cakton ministër për vetminë

14:40 | 23 Shkurt 2021

Japonia ka emëruar ministrin e saj të parë për Vetminë këtë muaj pasi niveli i vetëvrasjeve në vend u rrit për herë të parë në 11 vjet gjatë pandemisë së Covid-19, raporton CNN.

Tetsushi Sakamoto e mori pozicionin e sapo krijuar në 12 Shkurt.

Sakamoto tha se kryeministri Yoshihide Suga e emëroi atë për të adresuar çështjet kombëtare “përfshirë çështjen e rritjes së shkallës së vetëvrasjes së grave gjatë pandemisë”.

“Suga më udhëzoi të shqyrtoj çështjen dhe të paraqes një strategji gjithëpërfshirëse, duke u koordinuar me ministrinë përkatëse.

“Shpresoj të kryej aktivitete për të parandaluar vetminë dhe izolimin shoqëror dhe për të mbrojtur lidhjet mes njerëzve” shtoi Sakamoto, raporton CNN.