E nis keq fushatën- Vetëvendosje gjobitet edhe me 2 mijë euro nga PZAP
Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të shkeljes së Kodit në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 09 shkurt 2025. Anëtarit të Komisionit Komunal Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Berat Gashit, i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje si kandidat apo edhe si pjesë administrative e…
Lajme
Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur me 2 mijë euro për shkak të shkeljes së Kodit në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen më 09 shkurt 2025.
Anëtarit të Komisionit Komunal Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, Berat Gashit, i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje si kandidat apo edhe si pjesë administrative e ndonjë organi zgjedhor për dy vite nga dita e marrjes së vendimit duke përfshirë edhe zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Kjo ankesë është bërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës derisa LVV-ja detyrohet që gjobën e shqiptuar ta paguaj brenda 15 ditëve.
LVV ka marr edhe një dënim në vlerë prej 3 mijë euro për shkelje të “Kodit të Mirësjelljes” gjatë fushatës zgjedhore.
Në vendimin e PZAP-së thuhej se dënimi vjen për shkak të gjuhës fyese që kryeministri Albin Kurti e ka përdorur gjatë një tubimi elektoral më 13 janar në Pejë.