E mitura largohet nga shtëpia në Deçan, policia e gjen gjatë patrullimit

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga nëna e saj në Deçan, pasi ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 nëntor 2026, ndërsa bëhet e ditur se nuk ishte hera e parë që e mitura largohej nga shtëpia.…

Lajme

10/11/2026 09:42

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga nëna e saj në Deçan, pasi ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 10 nëntor 2026, ndërsa bëhet e ditur se nuk ishte hera e parë që e mitura largohej nga shtëpia.

Nëna ka deklaruar se vajza e saj përdor terapi të caktuar nga mjeku psikiatër.

Pas raportimit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa rreth orës 05:15, gjatë patrullimit, kanë hasur në të miturën.

Ajo më pas është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor.

Rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”. /Lajmi.net/