Një person gjendet i vdekur në shtëpinë e tij në Vitomiricë, trupi dërgohet për obduksion

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Vitomiricë të Pejës. Rasti është raportuar më 9 nëntor 2026, pasi disa familjarë të viktimës, përmes dritares së shtëpisë, e kishin vërejtur atë të shtrirë brenda. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar…

Lajme

10/11/2026 09:31

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Rasti është raportuar më 9 nëntor 2026, pasi disa familjarë të viktimës, përmes dritares së shtëpisë, e kishin vërejtur atë të shtrirë brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

“Nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Lajmi.net/