E sulmuan dhe e mbajtën 12 orë kundër vullnetit në një shtëpi private, arrestohen katër shtetas turq në Prizren
Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin për sulm fizik, privim të kundërligjshëm nga liria dhe lëndim të lehtë trupor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 1 nëntor, në rrugën “Ekrem Rexha”, ndërsa arrestimet janë realizuar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara. Dyshohet se katër personat…
Lajme
Katër shtetas të Turqisë janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin për sulm fizik, privim të kundërligjshëm nga liria dhe lëndim të lehtë trupor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur më 1 nëntor, në rrugën “Ekrem Rexha”, ndërsa arrestimet janë realizuar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara.
Dyshohet se katër personat fillimisht e kishin sulmuar fizikisht një burrë, po ashtu shtetas turk, për ta futur më pas në një veturë dhe për ta mbajtur për 12 orë kundër vullnetit të tij në një shtëpi private.
“E kishin futur në një veturë dhe e kishin mbajtur për 12 orë kundër vullnetit të tij në një shtëpi private”, thuhet në raportin policor.
Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar edhe një veturë, në cilësinë e provës materiale.
Me vendim të prokurorit, të katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/