E lëndoi në finale, Rudiger kërkon falje nga De Bruyne
Mbrojtësi i Chelseas, Antonio Rudiger ka kërkuar falje pas lëndimit të tmerrshëm që i bëri mesfushorit të Manchester Cityt, Kevin de Bruyne.
Sport
Belgu u lëndua në finale ndaj Cityt, ku Chelsea doli të fitojë me rezultat 0 – 1 dhe u shpall kampion i Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, Rudiger ka kërkuar falje nga De Bruyne duke bërë të ditur se nuk e ka bërë me qëllim.
“Më vjen vërtet keq për lëndimin e Kevin. Nuk ka qenë e vëmendshme nga ana ime. Kam qenë në bisedime me Kevin personalisht dhe i uroj shërbim të shpejtë dhe shpresoj ta shoh në fushë shumë shpejtë sërish”, shkroi ai.
Ndërkohë, ky lëndim ndoshta mund t’i shkaktojë De Bruynes të humb “Euro 2020” me Kombëtaren e Belgjikës./Lajmi.net/