E kryer, White transferohet tek Arsenali
Mbrojtësi anglez karrierën do ta vazhdoj te Arsenali.
Sport
Arsenali ka shprehur interesim prej kohësh për mbrojtësin e Brightonit Ben White.
Pas shumë negociatave tani dy klubet kanë arritur marrëveshje totale.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, tashmë White ka nënshkruar kontratën e tij me Arsenalin, ndërsa transferimi i tij do të zyrtarizohet së shpejti, transmeton lajmi.net.
‘Topçinjtë’ kanë shpenzuar rreth 60 milionë euro për futbollistin, i cili ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2026.
Në anën tjetër ende nuk ka ndonjë marrëveshje për largimin e Hector Bellerinit nga Londra në drejtim të Interit. /Lajmi.net/
Ben White has signed his contract with Arsenal until June 2026. Official announcement soon, done deal confirmed. Paperworks completed between Arsenal and Brighton too for £50m fee. ⚪️? #AFC
There’s still nothing agreed for Bellerin – both Inter and Arsenal sources denying.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 29, 2021