E kryer, Guardiola është i Juventusit

Pep Guardiola ka vendosur të largohet nga Manchester City për t'u bërë menaxher i ri i Juventusit, sipas raporteve në Itali, të cilat thonë se ai është pajtuar me një marrëveshje katërvjeçare në Torino.

Sport

22/05/2019 15:17

Për sezonin e dytë radhazi, Pep Guardiola ka përfunduar një edicion rekord me Manchester Cityn në Premier Ligë, duke bërë që shumë të pyesin nëse ata janë skuadra më e mirë në historinë e kampionatit anglez.

Çdo ekip në botë do të ishte me fat që të ketë Guardiolën trajner dhe nevojën e tij të pandërprerë për të përmirësuar skuadrën dhe për të fituar trofe, përcjell lajmi.net.

Është natyra e tij e menaxhimit që ka bërë të mendojë largimin nga Manchesteri dhe sipas raporteve në Itali, që nuk janë për herë të parë, ish-trajneri i Barcelonës ka arritur marrëveshje me gjigantin italian.

Gazetari i Radio Sportiva, Federico Gennarelli shkroi të martën mbrëma se kontrata katër vjeçare e Guardiolës me Zonjën e Vjetër ishte një “marrëveshje e kryer”.

Megjithatë, javën e kaluar Guardiola e mohoi se do të largohej nga ‘Qytetarët’, pasi tha se ka edhe dy vite të tjera nën kontratë. /Lajmi.net/