E kryer, Griezmann do jetë lojtar i Atleticos me marrëveshje të përhershme

Antoine Griezmann do jetë lojtar i Atletico Madrid. E ardhmja e francezit tashmë dihet, transmeton lajmi.net. Pas shumë bisedimesh në mes Barcelonës dhe Atleticos për lojtarin, duket së drejtuesi e klubeve kanë rënë dakord. Sipas njoftimit të Fabrizio Romanos, Griezmann do të jetë lojtar i Atletico Madridit me një marrëveshje të përhershme për 20 milionë…

Sport

07/10/2022 21:24

Antoine Griezmann do jetë lojtar i Atletico Madrid.

E ardhmja e francezit tashmë dihet, transmeton lajmi.net.

Pas shumë bisedimesh në mes Barcelonës dhe Atleticos për lojtarin, duket së drejtuesi e klubeve kanë rënë dakord.

Sipas njoftimit të Fabrizio Romanos, Griezmann do të jetë lojtar i Atletico Madridit me një marrëveshje të përhershme për 20 milionë euro plus shtesa, marrëveshje e nënshkruar përfundimisht me Barcelonën.

Griezmann ka pranuar javë më parë, ai donte vetëm Atleticon.

Kujtojmë që francezi ka qenë në formë huazimi te ‘rojiblancos’ nga ‘Blaugrana’./Lajmi.net/