E kryer: Giroud lojtar i ri i AC Milanit

Sulmuesi Olivier Giroud do jetë lojtari më i ri që do t'i bashkohet AC Milanit nga Chelsea.

Sport

15/07/2021 16:17

Francezi ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, derisa nesër do t’i kryejë testet mjekësore në Milano, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

“Olivier Giroud, lojtar i ri i AC Milanit. Kontratat e nënshkruara dhe të kompletuara me Chelsea, testet mjekësore në Milano dhe pastaj do bëhet njoftimi zyrtar. Kontratë deri në qershor të vitit 2023”, shkroi ai.

Chelsea do fitojë 1 milionë euro të garantuar plus 1 milionë euro nëse plotësohen bonuset./Lajmi.net/