E kryer: Benitez nënshkruan si trajner i Evertonit

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka konfirmuar se trajneri Rafa Benitez ka nënshkruar kontratën si trajneri i ri i Evertonit.

Sport

30/06/2021 12:49

Pas dy javëve negociata, ish trajneri i Liverpoolit, Benitez ka vendosur të marrë stolin e rivalit lokal, shkruan lajmi.net.

Trajneri ka pasur kërkesa nga klubet italiane, por e ka parë Premierligën si prioritet, derisa ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

Ndërkohë, tifozët e Evertonit kanë bërë të ditur se nuk e duan Benitez duke e kërcënuar me jetë.

“Mos nënshkruajë. E dimë ku jeton”, ishte një baner i tifozëve të Evertonit

Mbetet të shihet si do pritet kjo ardhje nga tifozët, pasi gjithçka të bëhet zyrtare./Lajmi.net/