E konfirmuar: Mbappe do të takohet me përfaqësuesit e PSG në orët e ardhshme

Kylian Mbappe do të takohet në orët e ardhshme me përfaqësuesit e Paris Saint German për të diskutuar në lidhje me situatën e krijuar së fundi.

Sport

17/05/2022 17:30

Francezi është duke u përfolur shumë për një largim nga “Parc de Princes” në drejtim të Real Madrid, transmeton lajmi.net.

Pikërisht kjo do të jetë arsyeja e këtij takimi, ku drejtuesit e klubit parisien do të tentojnë ta bindin 23-vjeçarin që të mos ndërrojë ambient.

Sulmuesi nuk do të jetë nën kontratë pas përfundimit të këtij sezoni dhe gjasat janë të mëdha që të jetë lojtari më i ri i Realit së shpejti. /Lajmi.net/