E konfirmuar: Afrim Shahini drejtojë Dritën sot kundër Prishtinës
Trajneri Afrim Shahini do ta drejtojë skuadrën e Dritës në ndeshjen e sotme kundër Prishtinës, pas dorëheqjes së Arsim Thaqit ditë më parë nga pozita e shefit të shtabit teknik te ky ekip. Drita dhe Prishtina e zhvillojnë sot kryendeshjen e javës së 30-të në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora…

Sport
Trajneri Afrim Shahini do ta drejtojë skuadrën e Dritës në ndeshjen e sotme kundër Prishtinës, pas dorëheqjes së Arsim Thaqit ditë më parë nga pozita e shefit të shtabit teknik te ky ekip.
Drita dhe Prishtina e zhvillojnë sot kryendeshjen e javës së 30-të në stadiumin me bari sintetik në Gjilan me fillim nga ora 15:00.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi në një prononcim për lajmi.net.
“Afrim Shahini do ta drejtojë skuadrën sot ndaj Prishtinës. Ai e udhëheqi ekipin edhe pas largimit të Ardian Nuhiut deri në emërimin e trajnerit Arsim Thaqi” – tha Zymberi të shtunën për lajmi.net.
Shahini te Drita është në pozitën e trajnerit të portierëve, ndërkohë që edhe më parë ka drejtuar ekipin përkohësisht.
Drita është në kërkim të një trajneri të ri për ta zëvendësuar të dorëhequrin Arsim Thaqi dhe është në bisedime me disa trajnerë.
“Sa jemi afër, nganjëherë jemi edhe larg nënshkrimit me trajnerin e ri. Besoj që në ditët në vazhdim do ta emërojmë trajnerin e ri”, shtoi Zymberi.
Drita pas 29 ndeshjeve të zhvilluar është e dyta në tabelë me 57 pikë, vetëm një më pak se Ballkani lider./Lajmi.net/