E konfirmon Xavi: Pjanic do të qëndrojë

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka konfirmuar që Miralem Pjanic do të qëndrojë. E ardhmja e Pjanic duket se do të jetë në ‘Camp Nou’. Kjo pasi, është trajneri i ekipit katalanas që e konfirmon që boshnjaku do vazhdojë të jetë lojtar i tij. “Miralem Pjanic do të qëndrojë këtu. Ai më ka bindur…

Sport

12/08/2022 23:41

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka konfirmuar që Miralem Pjanic do të qëndrojë.

E ardhmja e Pjanic duket se do të jetë në ‘Camp Nou’.

Kjo pasi, është trajneri i ekipit katalanas që e konfirmon që boshnjaku do vazhdojë të jetë lojtar i tij.

“Miralem Pjanic do të qëndrojë këtu. Ai më ka bindur dhe do të qëndrojë me ne”, tha trajneri, transmeton lajmi.net.

Pjanic sipas lajmeve të fundit ishte i lidhur me një kalim te Juventusi, por është Xavi që shuan dyshimet në lidhje me të ardhmen e mesfushorit./Lajmi.net/