E konfirmon Werder Bremen: Rashica i gatshëm kundër E. Frankfurt

Milot Rashica është i gatshëm për të ndihmuar Werder Bremen në ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Eintracht Frankurt, që luhet ditën e mërkurë (sot) me fillim nga ora 20:45.

Sport

03/06/2020 16:54

Është trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt, që ka dhënë disa lajme të mira të martën pasdite, me Milot Rashicën të gatshëm për t’u paraqitur për ndeshjen e radhës.

“Të gjithë që kanë luajtur kundër Schalkes janë të gatshëm”, ka deklaruar Kohfeldt, përcjell lajmi.net.

Sipas faqes së klubit gjerman, kjo gjë vlen edhe për Milot Rashicën dhe Leonardo Bittencourt, të cilët janë zëvendësuar shkaku i lëndimeve në ‘Gelsenkirchen’.

Werder Bremen gjendet në një situatë aspak të mirë këtë sezon, ku renditet në vendin e 17 me 25 pikë, dhe një fitore e mundshme kundër Eintracht Frankfurt, është e një rëndësie të madhe./Lajmi.net/