E konfirmon Mayweather, marrëveshja për revanshin ndaj McGregor është afër

Floyd Mayweather ka konfirmuar se ai dhe Conor McGregor janë afër arritjes së marrëveshjes për një revansh. Ikona e ringut të boksit, Mayweather s’ka boksuar që kur e mposhte McGregor në vitin 2017. Ai ka thënë se është gati të kthehet në ring për një revansh me irlandezin. Amerikani ka shtuar se janë afër një…

Sport

21/09/2022 14:11

Floyd Mayweather ka konfirmuar se ai dhe Conor McGregor janë afër arritjes së marrëveshjes për një revansh.

Ikona e ringut të boksit, Mayweather s’ka boksuar që kur e mposhte McGregor në vitin 2017. Ai ka thënë se është gati të kthehet në ring për një revansh me irlandezin.

Amerikani ka shtuar se janë afër një marrëveshjeje, por kësaj radhe për një meç ekzibicional, ndonëse s’e ka hedhur poshtë mundësinë për meç profesional.

“Dua të dal aty këtë vikend dhe të bëj qejf, pastaj kam një tjetër ekzibicion në Dubai, në nëntor”, ka thënë Mayweather, përcjell lajmi.net.

“Unë dhe McGregor në 2023. Nuk e dimë nëse do të jetë ndeshje ekzibicionale ose meç i vërtetë. Por ka pasur diskutime nga të dyja anët. Do të preferoja ekzibicionale”, shtoi amerikani për ‘Dailymail’.

Meçi i parë mes Mayweather dhe McGregor shiti plot 4.3 milionë abonime (pay-per-view), duke e bërë meçin e dytë më të shitur në histori, pas atij mes Mayweather – Pacquiao. /Lajmi.net/