E konfirmon edhe Pique: Messi mund të largohet falas

Lionel Messi ka një kontratë me Barcelonën deri në vitin 2021, por ai mund të largohet falas nëse dëshiron, në fund të çdo sezonit.

Sport

06/09/2019 08:45

Ky është lajmi i bujshëm është lëshuar nga El Pais të enjten pasdite. Kjo media raporton se qëndrimi i Messit te Barcelona, varet gjithmonë nga dëshirat dhe ndjenjat e tij.

Lajmin e El Pais e ka konfirmuar edhe Gerard Pique, bashkëlojtari i Lionel Messit te Barcelona.

Pique u kyç nga Nju Jork në emisionin ‘El Larguero” të Cadena Ser, për të konfirmuar lajmin e ‘El Pais’.

“Tashmë e dija që Messi mund të largohej falas në fund të çdo sezoni. Ne e dimë angazhimin e Leos ndaj Barcës dhe nuk shqetësohemi aspak”, ka deklaruar Pique, përcjell lajmi.net.

“Ai ka fituar mundësinë për të vendosur për të ardhmen”.

Sipas El Pais, në kontratën mes Barcelonës dhe Messit, thuhet se ky i fundit mund të largohet falas në fund të çdo sezoni, pas arritjes së moshës 32 vjeçare.

Këtë moshë, Messi e ka arritur në qershorin e këtij viti./Lajmi.net/