E konfirmon edhe Carlo Ancelotti: Nuk janë të vërteta ato çfarë fliten në internet, Benzema është i Real Madridit

Karim Benzema, sulmuesi francez duket se do të vazhdoj me Real Madridin edhe për një sezon tjetër. U spekulua me të madhe se Benzema ka arritur marrëveshje me një skuadër nga Arabia Saudite me një kontratë deri në 200 milionë euro për dy sezone, shkruan Lajmi.net Megjithatë duket se këto raportime nuk janë aspak të…

Sport

03/06/2023 13:04

Karim Benzema, sulmuesi francez duket se do të vazhdoj me Real Madridin edhe për një sezon tjetër.

U spekulua me të madhe se Benzema ka arritur marrëveshje me një skuadër nga Arabia Saudite me një kontratë deri në 200 milionë euro për dy sezone, shkruan Lajmi.net

Megjithatë duket se këto raportime nuk janë aspak të vërteta dhe Benzema pritet të qëndroj në “Santiago Bernabeu” edhe për një sezon.

Këtë e konfirmoi edhe trajneri italian, Carlo Ancelotti.

“Unë pajtohem me Benzeman, interneti nuk është realitet. Benzema ka kontratë edhe për një vit me Real Madridin dhe s’kemi asnjë shqetësim”, u shpreh Carlo Ancelotti./Lajmi.net/