E konfirmon Di Marzio: De Ketelaere te Milani, po rregullohen detajet e fundit

Gianluca Di Marzio e ka konfirmuar se Charles De Ketelaere tashmë mund të quhet si lojtari më i ri i Milanit. Sipas tij, kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u zgjidhur, para se lojtari ta hedhë të zezën mbi të bardhë. Palët sot e patën një takim të radhës i cili duket se…

Sport

29/07/2022 12:48

Gianluca Di Marzio e ka konfirmuar se Charles De Ketelaere tashmë mund të quhet si lojtari më i ri i Milanit.

Sipas tij, kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u zgjidhur, para se lojtari ta hedhë të zezën mbi të bardhë.

Palët sot e patën një takim të radhës i cili duket se përafroi dukshëm qëndrimet e të dyja skuadrave.

De Ketelaere i kërkoi me ngulm klubit aktual, Club Brugge, që ta lirojë për në Milan.

Duket se kjo kërkesë e tij ndikoi shumë në lehtësimin e kalimit të tij në “San Siro”. /Lajmi.net/