E konfirmon Arteta: Jemi pranë transferimit të Odegaardit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka konfirmuar se klubi është afër të mbyll marrëveshjen për mesfushorin ofensivë te Real Madridit, Martin Odegaard.
Sport
Norvegjezi do huazohet deri në fund të edicionit, pastaj do këtë bisedime mes klubeve për të parë nëse “Los Blancos” do e shesin, transmeton lajmi.net.
Sipas Sky Sports, Odegaard ka kompletuar testet mjekësore te klubi anglez.
Kur u pyet për Odegaardin, Arteta tha se janë shumë afër të mbyllin marrëveshjen.
“Mendoj se jemi shumë afër, por ende s’është kompletuar sa di unë”.
“Nuk kam biseduar me Edun ose klubin në orët e fundit, por jemi pozitiv se do ta mbyllim marrëveshjen”, tha ai.
22-vjeçari do jetë pasuesi i Mesut Ozilit që iu bashkua Fenerbahce./Lajmi.net/