A e keni parë ndonjëherë kaq “të shëmtuar” Shpatin? Kjo karikaturë e bën të duket i tillë (Foto)

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi, ndonëse nuk është shumë aktiv në rrjetet sociale, prapëseprapë arrin të jetë goxha i ndjekur nga fansat.

ShowBiz

05/11/2016 17:01

Së fundmi, ai ka publikuar në llogarinë personale në Facebook një fotografi, ku shfaqet një karikaturë e tij, e vizatuar nga një fans.

Karikatura e shfaq Shpatin shumë të deformuar në trupin dhe fytyrë, gjersa kjo duket të ketë qenë arsyeja që atij i është dukur interesante për ta ndarë me fansat.

Përndryshe, ai shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim me Ingrit Gjonin, këngën dhe videoklipin “Faji”. /Telegrafi/