E keni bërë gabim: Kjo është mënyra e duhur për t’i pastruar dhëmbët

Juve iu duhet që në mënyrë sistematike të pastroni sipërfaqen e dhëmbëve me pastë dhëmbësh për të paktën dy minuta, dy herë në ditë.

Lifestyle

20/10/2019 21:33

Dhëmbët tuaj kanë një tendencë të jenë më të butë pas ngrënies, andaj rekomandohet që larja të bëhet pas gjysmë ore, transmeton lajmi.net.

Është shumë e rëndësishme që të largohen bakteret nga dhëmbët. Në rast të mos largimit, mishrat do irritohen dhe do rrjedhin gjak.

Në rast se dëshironi të siguroheni se po e bëni në mënyrë efektive larjen e dhëmbëve, rekomandohet të blihen tabletat që largojnë njollat në të cilat mbesin bakteret.

Ekzistojnë disa prova që furçat e dhëmbëve me kokë të vogël kanë tendencë të jenë pak efektive sesa furçat manuale.

Larja e dhëmbëve lufton sëmundjen e mishrave të dhëmbëve; pasta e dhëmbëve me fluor ndalon kalbjen e tyre.

Pyesni dentistin ose higjenologun tuaj për pastrimin e duhur të dhëmbëve. /Lajmi.net/