E keni bërë gabim gjatë gjithë kohës: Ja si duhet larë duart

Larja e duarve sapo të futemi në shtëpi duhet bërë rutinë e çdonjërit.

Lifestyle

08/09/2019 13:48

Mjafton të mendojmë me sa objekte apo njerëz kemi qenë në kontakt gjatë ditës, për të imagjinuar sasinë e baktereve që ndodhen në duart tona. Bakteret janë të pranishme në çdo sipërfaqe të mundshme, duke filluar nga çantat, lodrat, celulari, peshqirët etj, transmeton lajmi.net.

Është e rëndësishme që të lani duart mirë pas çdo here që prekni objekte të pista, të lagura apo të vajisura.

-Mos i lani kurrë duart vetëm me ujë. Është shumë e rëndësishme të përdorni një detergjent, në mënyrë që të largoni bakteret nga lëkura.

-Lani çdo cep të duarve dhe mos harroni pjesët ndërmjet gishtave. Fërkoni pëllëmbët dhe pjesën e sipërme të dorës, më pas kalojeni sapunin edhe në mes gishtave dhe fërkojeni mirë këtë pjesë.

-Këshillohet gjithmonë larja e duarve me ujë të vakët. Uji nuk duhet të jetë as shumë i ftohtë, as shumë i ngrohtë, me qëllim që ta ruajmë lëkurën nga plasaritja. /Lajmi.net/