E jashtëzakonshme, Muriqi shënon golin e dytë të ndeshjes dhe futet në histori të Mallorcas

Skuadra e Mallorcas ka shënuar golin e dytë ndaj Rayo Vallecanos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga. Golin për 2:0 e shënoi Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline Muriqi shënoi golin e dytë personal në minutën e 40’të. Ky ishte goli i 21 në ligë këtë sezon. Ai ka kaluar edhe Samuel…

Sport

12/04/2026 17:01

Skuadra e Mallorcas ka shënuar golin e dytë ndaj Rayo Vallecanos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Golin për 2:0 e shënoi Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline

Muriqi shënoi golin e dytë personal në minutën e 40’të.

Ky ishte goli i 21 në ligë këtë sezon. Ai ka kaluar edhe Samuel Eto’n si golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas me 55 gola.