E gjënë vëllain e vdekur në pyllin e Drenasit

Një vdekje e dyshimtë është raportuar je në mëngjes në policinë e Kosovës.

Lajme

30/08/2021 09:54

Një qytetar nga Drenasi ka raportuar në polici se e ka gjetur të vdekur vëllanë e tij në pyll.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se rreth 2 kilometra nga shtëpia, në pyll e ka gjetur të varur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Ekipi mjekësor  e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Lajmi.net/