E fundit, Man City i ofron Ronaldos kontratë dy-vjeçare

E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet e paqartë.

Sport

25/08/2021 23:38

Ronaldo vazhdon të lidhet me një largim nga Juventusi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit Ginaluca Di Marzio, Man City i ka ofruar futbollistit një kontratë dy-vjeçare me pagë 14/15 milionë euro në sezon.

Sulmuesi duhet të vendos për të ardhmen e tij në ditët e vijim, “Zonja e Vjetër” kërkon 30 milionë euro për shitjen e tij ndërsa ‘Citizens” nuk dëshirojnë të shpenzojnë para për ta blerë atë.

Kampionët e Anglisë shpresojnë ta marrin portugezin si futbollist të lirë.

Mbetet të shihet e ardhmja e 36-vjeçarit, që duket se do të largohet nga “Allianz Stadium”. /Lajmi.net/