E ftuan për intervistim, Kurti ofendon rëndë prokurorët: I quan “kërminj”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me prokurorët të cilët sipas tij nuk po veprojnë krahas kallëzimeve penale të tyre. Ai në emisionin “Rrjedha” që transmetohet në KTV, i ka quajtur “kërminj” prokurorët të cilët e ftuan atë për t’u investuar. “Me këtë rast, ajo çfarë unë mund të konstatoj është që…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me prokurorët të cilët sipas tij nuk po veprojnë krahas kallëzimeve penale të tyre.
Ai në emisionin “Rrjedha” që transmetohet në KTV, i ka quajtur “kërminj” prokurorët të cilët e ftuan atë për t’u investuar.
“Me këtë rast, ajo çfarë unë mund të konstatoj është që kur vjen puna te kërkesat tona për hetim dhe kallëzime penale, prokuroria veprojnë si kërmij, ndërsa nëse del në ndonjë portal ndonjë shkelje procedurale e ndonjë ministri apo ndonjë aludim, nga kërmij të ngadalshëm shndërrohen në lepuj të shpejtë. Nuk ka aktakuza, nuk ka epilog”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, Ministritë kanë përgatitur 250 kallëzime penale dhe kërkesa për hetime në Prokurori në lidhje me siç thotë ai “trashëgimitë” që ia kanë lënë paraardhësit e tij.
Kurti është ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar në lidhje me rezervat shtetërore, por që ai ia u ka “kthyer” ftesën duke i ftuar ta intervistojnë në zyrën e tij.