E frikshme: Burri sulmohet nga banda e majmunëve

Një burrë është sulmuar nga një grup majmunësh në rrugë.

Fun

14/01/2022 15:12

Ngjarja ka ndodhur në Indinë Veriore, ai po kthehej në shtëpi kur majmunët iu vërsulen duke e hedhur në tokë, transmeton lajmi.net.

Pamjet tregojnë momentin kur njëri nga majmunët i hidhet sipër Nikunj Goyal, shitës temjani në qytetin e Vrindavanit të Indisë, dhe e hedh në tokë.

Më pas, dy majmunë të tjerë kërcejnë mbi të dhe e kafshojnë. Ishte fqinji i tij që i erdh në ndihmë Goyal.

Viktima pësoi kafshime dhe gërvishtje nga sulmi. /Lajmi.net/