E dyshuara dhe e plagosura po trajtohen në QKUK, ndodhen të dyja në gjendje shumë të rëndë

Një rast tejet i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Majac të Podujevës, ku një burrë është vrarë një grua është plagosur ndërsa e dyshuara dyshohet se është vetplagosur. Dy të plagosurat, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore janë dërguar për trajtim në QKUK. Shefi i Emergjencës, Naser Syla ka thënë për lajmi.net se…

Lajme

22/03/2026 22:28

Një rast tejet i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Majac të Podujevës, ku një burrë është vrarë një grua është plagosur ndërsa e dyshuara dyshohet se është vetplagosur.

Dy të plagosurat, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore janë dërguar për trajtim në QKUK.

Shefi i Emergjencës, Naser Syla ka thënë për lajmi.net se gjendja e dy pacienteve është shumë e rëndë.

“Dy paciente të gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953 dhe tjetra 31-vjeçare janë sjellë nga Podujeva. Arsyeja e lëndimit – me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jostabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Dy pacientet janë të intubuara me frymëmarrje të asistuar. Njëra është dërguar në sallë operative ku janë duke punuar ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit. Gjendja e pacienteve është shumë e rëndë”- ka thënë Syla.

Policia ende nuk ka dhënë detaje në lidhje me rastin. /Lajmi.net/