E çuditshme- Albin Kurti prezanton Dimal Bashën për ministër të Infrastrukturës

Derisa po prezantonte emrat për kabinetin e ri qeveritar, Albin Kurti surprizoi të gjithë duke propozuar Dimal Bashën si Ministër të Infrastrukturës. Derisa u bë tollovi derisa Dimal Basha u zgjodhë kryekuvendar, sot Kurti e prezantoi atë për ministër. Kësisoj bie në vend edhe ideja që ishte dikur që Basha të ishte përkohësisht në këtë…

Lajme

26/10/2025 12:00

Derisa po prezantonte emrat për kabinetin e ri qeveritar, Albin Kurti surprizoi të gjithë duke propozuar Dimal Bashën si Ministër të Infrastrukturës.

Derisa u bë tollovi derisa Dimal Basha u zgjodhë kryekuvendar, sot Kurti e prezantoi atë për ministër.

Kësisoj bie në vend edhe ideja që ishte dikur që Basha të ishte përkohësisht në këtë pozitë- e më pas të zëvendësohej nga Albulena Haxhiu si nënkryetare.

Dihet se Basha ishte kritikues i zëshëm edhe i ministrit të kaluar të Infrastrukturës, mikut të Kurtit- Liburn Aliu.

Dimal Basha tani për tani është kryekuvendar, derisa mbetet të shihet se çfarë po ndodhë në vijim./Lajmi.net/