E bukura e “Angel Ball”

“E bukura e Angel Ball”- kështu kanë shkruar të gjitha gazetat, pas paraqitjes së saj mbrëmë në ballon për bamirësi “Angel Ball” në New York. Të gjithë janë mahnitur me bukuroshen kosovare Rita Ora. Rita, me paraqitjen e saj vlente miliona dollarë. Me një fustan të gjatë balloje ngjyrë ari, me gurë të çmueshëm, të…

ShowBiz

30/10/2013 14:30

“E bukura e Angel Ball”- kështu kanë shkruar të gjitha gazetat, pas paraqitjes së saj mbrëmë në ballon për bamirësi “Angel Ball” në New York. Të gjithë janë mahnitur me bukuroshen kosovare Rita Ora.

Rita, me paraqitjen e saj vlente miliona dollarë. Me një fustan të gjatë balloje ngjyrë ari, me gurë të çmueshëm, të gjithë i la me gojë të hapur.

Gazetarët thuhet se bërtisnin si të çmendur, sepse të gjithë dëshironin që ajo t’u kushtonte vëmendje.

Balloja e bamirësisë ishte kundër kancerit dhe kështu New York’u i mblodhi të gjitha femrat më seksi të botës në një vend, ku ishte e ftuar edhe Rita Ora.

Prezentë ishin edhe të famshmit tjerë, si aktori Hugh Jckam, Pharell, Karolina Kurkova, Debra Messing, Usher, Irina Shayk, e shumë të tjerë.