E bleu një biletë lotarie dhe fitoi 10 euro, kur e bleu të dytën nuk u besoi syve

Një grua ka mbetur e surprizuar nga blerja e një bilete gërvishtëse lotarie.

Fun

09/08/2016 02:23

50-vjeçarja italiane ka blerë një biletë lotarie, me të cilën ka fituar 10 euro. Por nuk është ndalur me kaq. Me paratë e fituara, ajo ka blerë një biletë të dytë, me të cilën ka fituar plot 500 mijë euro.

Sipas mediave italiane, gruaja është banore e Moglianos. “Një biletë kushton 5 euro. Ajo bleu 1 dhe fitoi 10 euro. Dhe me ato para luajti për çmimin e madh. Sapo e gërvishti biletën, nuk u besoi syve dhe më kërkoi mua ta verifikoj nëse ishte e vërtetë. Kur ia konfirmova, më puthi”, tregon shitësi.

Mogliano është një zonë ku kanë rënë shpesh çmime të mëdha lotarie. Rasti i parë ka qenë ai i vitit 1994, kur një burrë fitoi 50 milionë lira me një biletë.