E ardhmja e Dembele: Barca i jep 48 orë kohë lojtarit për të njoftuar vendimin e tij

Dembele është në ditët e fundit të kontratës së tij. Më 30 qershor skadon bashkëpunimi me katalanët.

Sport

27/06/2022 15:55

Ousmane Dembele po pret deri në minutat e fundit për të dhënë një njoftim lidhur me të ardhmen e tij.

Barca dëshiron që të bëjë një njoftim për të ardhmen e tij, para se kontrata të skadojë.

Kështu, sipas ‘Sport’, Barca i ka dhënë 48 orë kohë lojtarit për të dhënë përgjigjen finale, transmeton lajmi.net.

Dembele ishte afër largimit nga Barca qysh në muajin janar, por gjërat dukej se po merrnin një kthesë të kundërt.

Megjithatë, francezi nuk firmosi kontratën e re dhe mbajti gjithçka në pikëpyetje. /Lajmi.net/