Dyshohet se malli ishte futur nga Serbia, policia ndalon kontrabandën në Ranillugë

Njësia e Task-Forcës-Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia), ka gjetur dhe sekuestruar mall kontrabandë në një lokal në Ranillug. Ky aksion u zhvillua pasi dy institucionet në fjalë morën informata për mallra të kontrabanduara. “Gjatë kontrollit janë gjetur mallra si: pije alkoolike të ndryshme dhe mallra tjera ushqimore. Për mallin pronari nuk kishte dokumente mbi…

Lajme

18/01/2025 16:00

Njësia e Task-Forcës-Lindje (Dogana e Kosovës dhe Policia), ka gjetur dhe sekuestruar mall kontrabandë në një lokal në Ranillug.

Ky aksion u zhvillua pasi dy institucionet në fjalë morën informata për mallra të kontrabanduara.

“Gjatë kontrollit janë gjetur mallra si: pije alkoolike të ndryshme dhe mallra tjera ushqimore. Për mallin pronari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen. Dyshohet se malli ishte futur kontrabandë përmes rrugëve malore nga Serbia në Republikën e Kosovës”, u tha në njoftimin e Policisë.

Policia tha se mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor për procedura të mëtutjeshme.