Dyshohet se e dhunoi një 10 vjeçare në Pejë, Prokuroria njofton se është arrestuar i dyshuari
Një 26 vjeçar në Pejë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur. Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Ai ka konfirmuar se viktima është e mitur, ndërkaq ka treguar se për të dyshuarin është kërkuar caktimi…
Lajme
Një 26 vjeçar në Pejë është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë të mitur.
Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.
Ai ka konfirmuar se viktima është e mitur, ndërkaq ka treguar se për të dyshuarin është kërkuar caktimi i masës së paraburgimit.
“Personi është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Është parashtruar kërkesa për paraburgim. Janë siguruar prova materiale të cilat do të përdoren gjatë procesit. Dyshimet janë që është kryer vepra penale dhunimi. Viktima është e mitur, nuk mund të japim informacione”, ka thënë Nikçi për lajmi.net.
Siç është raportuar në media, viktima ka qenë e moshës 9 vjeçare ndërsa i dyshuari është 26 vjeçar.