Dyshohet për veprën penale “Grabitje”, arrestohet 42 vjeçari
Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 29.09.2024, në Graçanicë. Puna e hetuesve policor, të cilët që nga dita e raportimit kanë ndërmarrë veprimeve operative e hetimore, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I arrestuari…
Lajme
Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 29.09.2024, në Graçanicë.
Puna e hetuesve policor, të cilët që nga dita e raportimit kanë ndërmarrë veprimeve operative e hetimore, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.
I arrestuari është kosovari me inicialet I.J., 42 vjeçar.
Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.