Dyshja e Interit rikuperohen në kohë, të gatshëm ndaj Spezias

Interi duhet të ketë në dispozicion dyshen kiliane Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal për ndeshjen e mesjavës me Spezian, ndërsa Stefan de Vrij shpreson të luajë kundër Romës të shtunën.

Sport

29/11/2021 10:10

Vidal humbi udhëtimin në Venezia për shkak të sëmundjes, por ‘La Gazzetta dello Sport’ zbulon se ai është rikuperuar dhe është kandidat për të startuar kundër Spezias të mërkurën.

Raporti pretendon se Simone Inzaghi duhet ta kthejë Sanchezin në kohë edhe për ndeshjen kundër Aquilotti, pasi 32-vjeçari është rikuperuar nga dëmtimi i muskujve.

Interi fitoi 2-0 ndaj Venezias herën e fundit dhe u rendit i treti në Serie A me 31 pikë nga 14 ndeshje.

‘Nerazurët’ janë një pikë prapa Milanit në vendin e dytë, pasi “kuqezinjtë” humbën ndaj Sassuolos të dielën, ndërsa Napoli u çlirua në krye me një fitore të madhe kundër Lazios.

Interi luan të mërkurën, por De Vrij është ende i dëmtuar dhe 29-vjeçarit do t’i duhet një javë e plotë për t’u rikuperuar.

Qendërmbrojtësi holandez i ka munguar dy fitoret kundër Napolit dhe Venezias, por shpreson të kthehet në veprim kundër Romës së Jose Mourinhos të shtunën. /Lajmi.net/