Dyshimet për dhunimin e 14 vjeçares nga pesë persona -Policia thotë se po bëhen hetime intesive

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e dhunimit që u raportua mbrëmë në Prishtinë. Sipas policisë, në lidhje me këtë rast në bashkëpunim me prokurorinë kompetente janë duke u bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit thuhet se viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor. Ndryshe mbrëmë u raportuar se një femër 14 vjeçare…

Lajme

04/11/2024 09:48

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e dhunimit që u raportua mbrëmë në Prishtinë.

Sipas policisë, në lidhje me këtë rast në bashkëpunim me prokurorinë kompetente janë duke u bërë hetime intensive.

Me vendim të prokurorit thuhet se viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.

Ndryshe mbrëmë u raportuar se një femër 14 vjeçare është droguar dhe më pas është dhunuar nga pesë persona të dyshimtë.

Rasti theksohet të ketë ndodhur në një objekt në ndërtim e sipër në rrugën Tirana në kryeqytet./Lajmi.net/