Dylan ndryshon kohërat

Nëse ndonjëherë keni ëndërruar ta bëheni regjisor i video klipit të Bob Dylan, është vetë ai që tash ua ofron këtë mundësi.

ShowBiz

26/11/2013 21:00

Ujku i vjetër nuk dorëzohet para teknologjisë së re.

Bob Dylan ka prezantuar video klipin interaktiv për këngën Like a Rolling Stone, të publikuar pothuajse gjashtëdhjetë vjet më parë, në vitin 1956.

Veçantia është në ofrimin e mundësisë për ndërhyrje në komponentët kreativë të skenarit, me anë të të cilëve secili shikues ka mundësi që vetë ta bëjë regjinë e video klipit.

Duke shfrytëzuar tastet me shigjeta, shikuesit mund të kalojnë nëpër 16 kanalet televizive në të cilat shfaqen aktorë, gazetarë, tenistë, personazhe të animuara, por edhe vetë Dylan gjatë një performimi të vjetër.

Të gjithë i lëvizin buzët sipas tekstit të këngës Like a Rolling Stone, prandaj krijojnë përshtypjen se janë duke kënduar.

Klipi është pjesë e fushatës reklamuese për setin prej 41 CD’ve: The Bob Dylan Complete Album Collection Volume 1.

 

Video klipin mund ta shikoni/ndryshoni/eksperimentoni në këtë adresë:

http://video.bobdylan.com/desktop.html

 A.M.

 

Versioni klasik i Like a Rolling Stone (1966).