Dybala te Interi – duket e kryer

Paulo Dybala duket të jetë shumë pranë transferimit te Interi.

Sport

10/06/2022 19:02

Dybala tashmë lojtar i lirë është shumë pranë transferimit drejt gjigantit italian, Inter.

Ai u largua nga ‘Allianz Stadium’, pasi i skadoi kontrata me Juventusi.

Por, argjentinasi nuk do të ndryshojë ligën, do të qëndrojë në Seria A.

Sipas raportimeve të “Tuttomercatoweb”, marrëveshja është e arritur dhe Interi presin ta bëjnë zyrtare deri më datën 20 qershor.

Tashmë palët janë shumë afër, pas takimit tyre të fundit, ku thuhet se Dybala ka nënshkruar teorikisht një kontratë 3-vjeçare./Lajmi.net/