Dybala lartëson Ronaldon dhe Messin – janë dy monstrume

Paulo Dybala ka dhënë komentet e tij mbi dy prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.

Sport

25/11/2019 16:31

Anëtari i Juventus është një nga lojtarët më me fat, pasi ka pasur mundësinë që të luaj me Messin tek kombëtarja dhe me Ronaldon tek Juve tashmë.

Lojtari së fundmi ka dhënë disa komente rreth dyshes, duke u shprehur ndër të tjerash se ata dy janë monstrume.

“Jashtë fushësm ata janë dy persona të qetë, por brenda fushës, ata janë dy monstrume” ka thënë Dybala për ‘El Pais’, transmeton lajmi.net.

“Mund t’i studioj ata dy secilën ditë. Kush nuk dëshiron të luaj me më të mirët? Ne po flasim për dy lojtaër fenomenalë; dy lojtarë të cilët janë një ose dy hapa para të gjithë tjerëve”, shtoi argjentinasi.

Dybala ka bërë një sezon të mirë deri tani, duke filluar që të gjej vetën në ndeshjet e fundit, nën urdhrat e Maurizio Sarri. /Lajmi.net/