Dybala konfirmon largimin nga Juventus: Fati na drejton në rrugë të ndryshme

Paulo Dybala ka konfirmuar se do të largohet nga Juventus në fund të sezonit.

Sport

15/05/2022 23:47

Ylli argjentinas kishte refuzuar të rinovonte kontratën me ‘Zonjën e Vjetër’ dhe përmes disa fjalëve së fundmi ka konfirmuar se do të largohet.

“Është e vështirë të gjej fjalët e duhura për t’iu përshëndetur. Ka shumë vite, emocione të përfshira së bashku. Mendoja se do të ishim së bashku edhe më gjatë, por fati na drejton në rrugë të ndryshme”, ka thënë Dybala përmes ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

“Nuk do të harroj kurrë çdo gjë që më bëtë të përjetoja. Me ju jam rritur, kam mësuar, kam jetuar e ëndërruar. Ishin shtatë vite magjie, 12 trofe dhe 115 gola që askush s’mund t’i heq nga ne, kurrë”, shtoi mes tjerash ai.

Postimi i Dybala ishte si përshëndetje për tifozët dhe skuadrën e Juventus. /Lajmi.net/