Dybala i shpjegoi CR7 pse e urrejnë në Argjentinë
Paulo Dybala është shëruar nga koronavirusi dhe tashmë është pjesë e medieve për të rrëfyer përjetimin e tij.
Sport
Dybala ka qenë lojtari i tretë i Juventusit i infektuar me COVID-19, pas Rodrigo Bentancur dhe Blaise Matuidi.
“Unë kollitesha dhe isha i lodhu, kisha shumë ethe. U përpoqa të qëndroja i qetë dhe ndoqa këshillat e mjekëve”, ka deklaruar Dybala, përcjell lajmi.net.
Ai tutje ka folur edhe për shokun e tij të skuadrës, Cristiano Ronaldon, të cilit thotë i ka treguar pse nuk është i preferuar në Argjentinë.
“Kam biseduar me të disa herë në për tema të ndryshme. Një herë i thash, Cristiano, ne në Argjentinë ju urrejmë pak për shkak të mënyrës si luani, silleni… për argjentinasit Messi është numër një dhe ai e kishte të qartë pse nuk ishte shumë i dashur në vendim tim”./Lajmi.net/