Dybala flet për rinovimin e kontratës: Klubi ka gjëra tjera që duhet t’i zgjidhë

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka dhënë disa detaje për mundësinë e rinovimit të kontratës.

Sport

06/12/2021 10:00

Raportohet se argjentinasi ka marrëveshje verbale me “Zonjën e Vjetër” për pesë vitet e radhës, por që ende s’është bërë zyrtare, transmeton lajmi.net.

Dybala gjithashtu ka pranuar se nënshkrimi mund të ndodh, por fillimisht Juventus është i interesuar për të gjetur zgjidhje në disa situata tjera.

“Tani, klubi ka gjëra të tjera për të zgjedhur, pra ne mund të presim, ajo që është duke ndodhur është më e rëndësishme, se kontrata ime”, tha ai për “DAZN”.

Ndërkohë, Juventus triumfoi dje ndaj Genoas me rezultat 2 – 0, ku Dybala shënoi golin e dytë./Lajmi.net/