Dybala e do vetëm Interin

Paolo Dybala dëshiron që Interi të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Sport

08/06/2022 23:23

Lojtari është i interesuar për një lëvizje në “Giuseppe Meazza” sa më shpejt që është e mundur.

Në anën tjetër, edhe “Zikaltrit” janë të interesuar qysh moti për argjentinasin dhe tani e kanë në dorë momentin e artë për të nënshkruar me të.

Lojtari është pa kontratë, çka do të thotë se ish-kampionët e Italisë janë të liruara nga pagesa që do duhej t’i bëhej klubit paraprak për të, transmeton lajmi.net.

E vetmja çështje që mund të rëndojë në xhepat e “Nerazzurëve” është paga e madhe që po kërkon lojtari.

Dybala dëshiron hiç më pak se 200 mijë euro në muaj, shifër kjo që për Interin e tanishëm mund të jetë vështirë e përballueshme, marrë parasysh problemet financiare që ata kanë.

Gjithsesi, për ta arritur finalizimin e marrëveshjes, drejtuesit po mendojnë të largojnë disa nga lojtarët që nuk bëjnë pjesë në projektet afatgjata të klubit dhe gëzojnë një pagë të madhe.

Dy prej tyre janë Alexis Sanchez dhe Arturo Vidal që duket se nuk do t’i gjejë sezoni i ardhshëm me fanellën e Interit. /Lajmi.net/