Dybala – ‘Bomba’ e Atleticos gjatë verës

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala mund të jetë transferimi 'bombë' i Atletico Madridit në verë.

Sport

27/05/2021 18:53

Argjentinasit i skadon kontrata në qershor të vitit 2022 dhe e ka bërë të qartë se nuk do rinovojë kontratën, transmeton lajmi.net.

Juventus nuk është duke kaluar kohën më të mirë nga ana financiare dhe në rast që vjen ndonjë ofertë konkrete, atëherë do ta pranojë.

Nga Atletico, ata janë në dijeni të situatës dhe do konsiderojnë ta mbyllin ‘operacionin’.

Trajneri Diego Simeone e admiron më të madhe Dybalan, do ishte i hapur ta transferonte në mënyrë që të garojë sërish për La Liga-n dhe pse jo për Ligën e Kampionëve.

Atletico Madrid ka kontaktuar Juventusin duke ia bërë me dije se duan Dybalan, kartoni i të cilit vlen 60 milionë euro.

Ndërkohë, ekziston mundësia edhe e shkëmbimit mes Dybalas dhe Alvaro Moratas./Lajmi.net/