Dy vjet burg për edukatoren që rrahu fëmijën 3- vjeçar
Edukatorës Anjeza Shabani, e cila u filmua duke keqtrajtuar një fëmijë tre vjeçar iu ka shqiptuar denimi.
Lajme
Ish administratorja e kopshtit “Drien”, Anjeza Husha Shabani është dënuar me dy vite burg, njoftojnë mediat e Shqipërisë.
Ajo u shpall fajtore për keqtrajtimin e të miturve dhe mosdeklarimin e të ardhurave.
Shabani, administratorja e kopshtit privat “Diren”, rrahu një fëmijë 3 – vjeçar, video e cila u transmetua në emisionin investigativ “STOP”.